Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe dolën 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi. Kështu bilanci i të infektuarve me Covid-19 ditët e fundit është rënduar në vendin tonë.
ISHP Elbasan ka njoftuar se sot është konfirmuar pozitiv me koronavirus rasti i parë në qytetin e Librazhdit.I infektuari mendohet se ka pasur kontakte me një të infektuar në spitalin e sanatoriumit në Tiranë. Ky shënon rastin e parë me COVID-19 pas një muaji për qarkun e Elbasanit.
Ka qenë vetë shitësi që ka telefonuar 127 pasi ka shfaqur simptomat, ndërsa tashmë edhe Librazhdi hyn në hartën e qyteteve të infektuar në Shqipëri.