Drejtori i ASHK Elbasan z.Mariglen Disha priti sot në takim Myftiun e Elbasanit z.Agim Duka dhe Kryetarin e Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar z.Arben Ramkaj. Drejtuesi i ASHK Elbasan Mariglen Disha shprehu gadishmërinë e tij për të përfunduar proçesin e legalizimit të objekteve të kultit në Qarkun Elbasan brenda një afati shumë të shkurtër.
Nga ana e tyre dy drejtuesit fetar shprehin falenderimet e tyre për punën e bërë nga ASHK Elbasan në legalizimin e objekteve të kultit. Në përfundim të takimit kreu i Kadastrës Elbasan Mariglen Disha i dorëzoi Myftiut lejet e legalizimit për xhamitë si me poshte:
Shtëpanjë
Gjyralë
Bradashesh
Muçan
Dushk
Xibrakë
Linas
Peqin
Gramsh
Prevall
Vehçan.