Një fshat i tërë pa gjumë/ Vidhen banesat në Gjegjan të Elbasanit, grabitësit synojnë të godinat e pabanuara

 Netët e fundit në Gjegjan të Elbasanit nuk kanë qenë të qeta, mbi 10 shtëpi janë grabitur dhe ende nuk janë kapur autorët. Banorët thonëse ndihen të friksuar dhe kërkojnë menjëherë angazhimin e policisë përruajtjen e rendit gjatë natës.

Këta banorë janë dëshmitarë të grabitjes së disa banesave në Gjegjan të Elbasanit.

“Diçka është marrë këtu, por se çfarë nuk e di. Është një shtëpi këtu lart”, tregon njëri nga banorët.

“Ka shumë shtëpia që janë vjedhur”, thotë banori tjetër.

“Vetëm këtu rreth e rrotull janë 4 shtëpia të vjedhura”, tregon banorja tjetër.

Janë rreth 10 të tilla që kanë rënë pre e grabitësve në ditët e fundit. Të gjtiha të pabanuara, pasi pronarët kanë emigruar.

“Ato që nuk kanë njeri deri tani janë sulmuar. Më vonë nuk dihet çfarë do ndodhë”, thotë i shqetësuar banori.

Orenditë shtëpiake janë ato që janë marrë nga hajdutët.

“Janë marrë se janë thyer dyert, penxheret”, tha banori.

“Kishin thyer derën dhe dritaret, kishin hyrë brenda dhe i kishin kthyer mbrapsht gjithë plaçkat”, thotë banorja.

Banorët që jetojnë në këtë fshatë, thonë se kanë frikë se shumë shpejt mund të jetë edhe radha e tyre.

“Po nëse vjen të vjedhë në shtëpi, frika është se ai vjen me armë”, thotë një banor.

“Po na shqetëson shumë kjo situatë, se kemi frikë të rrimë dhe në shtëpitë tona. Ke frikë se të vjen natën dhe të vret fare”, thotë banori tjetër.

“Frikë është, se po nuk u kap hajduti çfarë të bëjmë ne”, shprehet banorja.

Kërkojnë që policia të shtoj kontrollet në këtë zonë.

“Të vërë dorë qeveria dhe të kapë hajdutët të paktën, se ata të marrin në qafë dhe të vrasin”, thotë banori.

Disa detyrohen të bëjnë roje natën!

“Edhe ajo do të bëhet, por s’ka njeri kush të rrijë që të ndërrojë turnet”, thotë banori.

Sipas banorëve është bërë denoncimi në polici për rastin, por deri tani nuk kanë parë asnnjë masë kronkrete./ora news