Një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Jurgis Çyrbja thirret sërish në SPAK. Akuza

Pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK ka thërritur sërish sërish Jurgis Çyrbjen.

Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën dhjetë. Nga informacionet, dyshohet se sot pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si kur ishte drejtor i hipotekës Durrës

Deputeti Çyrbja, në paraqitjen e tij 72 orë më parë në SPAK, u pyet për gati 8 orë, por në dalje ai nuk pranoi që të flasë për gazetarët dhe të tregojë detaje.