“Një dasmë e hatashme”, vjen në Elbasan komodia me regji të Kiço Londos

“NJË DASMË E HATASHME” në datat 14 15 16 në Teatrin Skampa të Elbasanit, ora 18.oo, me Julian Dedën, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha.

I zoti dasmës Kiço Londo.

Komedi tipike britanike që përfshin një numër të  pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë.

Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të përdorin shërbyesen e dhomave. Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët. Gjithçka funksionon në fund por jo pa dhimbje. Kohëzgjatja 80 min.