“Nisim hapjen e partisë”, Berisha nga Elbasani: Drejtuesit e PD të ngrihen në këmbë për të rrëzuar qeverinë

Pasi riorganizoi të gjithë strukturat e partisë dhe besimit që mori nga demokratët për t’i drejtuar sërish, Sali Berisha nga qyteti i Elbasanit me intelektualë dhe anëtarë të rinj i tregoi mbështetësve të PD-së, hapin e radhës që do të ndërmarrë kjo forcë politike.

Kryetari i PD-së i bëri thirrje drejtuesve të sapozgjedhur nga baza, të vihen në aksion për të rrëzuar sa më shpejt qeverinë e Ramës.

I pranishëm në takim ishte edhe një prej nënkryetarëve të PD-së, e njëkohësisht deputet i Elbasanit, Luçiano Boçi, i cili pati një mesazh për demokratët në të gjithë vendin.