Shkencëtarët nisën testimin e vaksinës së parë eksperimentale ndaj koronavirusit, duke e injektuar atë te njerëzit, duke filluar kështu garën për ta mbrojtur botën nga një pandemi që vazhdon të parapet.
Jennifer Haller, 43 vjeçe, ishte vullnetarja e parë që e mori vaksinës kundër Covid-19 ditën e sotme në institutin e kërkimit “Kaiser Permanente Washington” në Siatëll.
“Ne të gjithë ndihemi kaq të padobishëm. Kjo është një mundësi e madhe për mua për të bërë diçka”, tha 43 vjeçarja.
Edhe tre vullnetarë të tjerë injektuan vaksinën ën trup, ndërsa shkencëtarët dot ë shohin ecurinë. Vaksina ka dy doza, që injektohen në një hapësirë kohore një mujore.
Numri i vullnetarëve që do të marrin pjesë në këtë studim është 45, dhe shpresat janë se vaksina mRNA-1273, të jetë e sigurt dhe e efektshme.