Ngritja e flamurit në Elbasan më 25 Nëntor nga Aqif Pashë Elbasani

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kujton ngritjen e flamurit në Elbasan më 25 Nëntor. Balla shprehet se si sot më 25 nëntor 1925, Elbasani ishte qyteti i parë në mbarë shqiptarinë që ngriti flamurin dhe Shpalli Pavarësinë.

“Aqif Pashë Elbasani, një njeri me vlera e kontribut të jashtëzakonshëm, nuk iku si delegat në Vlorë, në datë 28, por qëndroi në Elbasan për t’i bërë ballë hordhive serbe. Ngritja e flamurit në Elbasan më 25 Nëntor, përpara gjithë qyteteve të tjera, lidhej me rrezikun e drejtpërdrejtë të pushtimit serb, domethënë për t’i vënë ushtritë e huaja përpara faktit se do të shkelnin në territoret e një shteti të pavarur dhe ai shtet ishte Shqipëria. Pra tani kishte një shtet shqiptar, pjesë e të cilit ishte edhe ky qytet, Elbasan”, shprehet Balla.