Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar kontrolle blic këtë mbrëmje në disa zona të qytetit të Elbasanit dhe të Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kontrollet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim apo me precedent penal, ngjarjet kŗiminale si dhe aŗrestimi i atyre që mbajnë aŗmë pa leje.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se në Elbasan janë shoqëruar në komisariat disa persona. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije ndërsa detaje të reja priten në vijim. Raportohet se kontrollet janë zhvilluar në disa banesa dhe lokale, ambiente të cilat dyshohet se frekuentohen nga persona me precedent penal.
Sakaq, kontrolle blic janë zhvilluar edhe në Vlorë. Mësohet se edhe në këtë qytet kontrollet nga autoritetet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim të cilët janë të përfshirë në ngjarje kriminale.
Dy furgona me forca të ardhura nga Tirana po bëjnë kontrrolle nëpër kryqëzime rrugësh, por dhe nëpër lagje apo bllok pallatesh ku mendohet se qëndrojnë përsonat me precedent penal. Ky aksion vjen dy ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj të riut Djego Hanaj i cili u qëllua teksa po shkonte drejt banesës së tij.
Në drejtim të Diego Hanajt është qëlluar 5 herë me kallashnikov, por e ka prekur vetëm një plumb në dorë. Ai është ndjekur nga autorët dhe pritur deri sa ka dalë nga lokali për ta ekzekutuar. Makina e djegur e autorëve “Audi Q7” është gjetur i djegur në fshatin Trevllazën, ndërsa janë sekuestruar 6 kamera sigurie.