Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur për vdekje fundjavën e kaluar në Tunbridge Wells, Angli.
Ai është identifikuar diën e sotme nga autoritetet angleze. bëhet fjalë për Xhovan Pepaj, 25 vjeç.
Dyshohet se ai u sulmua në Caley Road, Sherwood, gjatë orëve të para të së shtunës (4 dhjetor).
Ai kishte marrë plagë të shumta me thikë dhe si pasojë gjeti vdekjen.
Policia tha se ishte njoftuar familja e tij në Shqipëri.