Ngjarje e rëndë në Elbasan/Vajza hidhet nga kati i dytë i gjimnazit.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit, ku një nxënëse e klasës së 10 është hedhur nga kati i dytë i gjimnazit.

Report Tv mëson se ngjarja tronditëse ka ndodhur në gjimnazin “Vasil Kamami”, ku e mitura kishte ardhur nga një qendër sociale.

Fatmirësisht e mitura, identiteti i së cilës është ende i paditur, është jashtë rrezikut për jetën.

Akoma nuk dihet shkaku i veprimit vetëmohues së adoleshentes, por pritet që ajo të meret në pyetje nga autoritetet në praninë e psikologëve sapo shëndeti i saj të përmirësohet.