Një, 33 vjeçar banues në Elbasan, i larguar nga shtëpia, mësohet se është vetëqëlluar me thikë. Si pasojë e gjakderdhjes së shkaktuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore (vdekje klinike). 33 vjeçari dyshohet se ka patur probleme të shëndetit mendor. Policia ka marrë dëshmitë e disa dëshmitarëve të cilët i kanë treguar oficerëve në lidhje me ngjarjen. Priten informacione të mëtejshme.
Informacion paraprak i policisë
Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.