Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Një 13-vjeçar, i cili vuante nga somnambulizmi, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit , në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë