Ngjarje e rëndë në Elbasan/Gjendet pa jetë 49 vjeçari.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen Çlirimi të Elbasanit.
Një person i moshës 49 vjeç është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.02.2022, rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.