Sunday , June 22 2025

Ngjarja në Librazhd, Ina Kollçaku: Tradhtoi të fejuarin që nuk e ka takuar kurrë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen 1”, Inna Kollçaku, ka zbuluar disa detaje të reja lidhur me ngjarjen e Librazhdit, ku vajza u kap nga vjehërrit duke tradhtuar partnerin e saj emigrant.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ina tregoi se e kanë kontaktuar familjarë të vajzës, të cilët i kanë kërkuar ndihmë. Ajo ka sqaruar se vajza është 21 vjeçe dhe i fejuari jeton në Angli prej 2 vitesh.

“Mua personalisht më kanë kontaktuar familjar të vajzës, donin ndihmë psikologjike dhe ligjore. Konkretisht, kushërinjtë e vajzës që jetonin jashtë. Unë i kam lidhur me organizata se vetë nuk mund ta bëj dot një gjë të tillë.

Dua të theksoj që vajza është 21 vjeç dhe jo 23 siç u tha nga disa media. Ajo nuk e ka takuar kurrë personin prej dy vitesh dhe e kishin marr si shërbëtore për mamin dhe babin”, tha ndër të tjera Ina.

Sahifa Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.