Nga Redona Maliqi/Të mbrohen plazhet natyrore të Shqipërisë!

Çdo vit miliona njerëz përfitojnë nga plazhet tona të mrekullueshme në mbarë botën.  Megjithatë, kjo shkakton ndikime mjedisore dhe, si rezultat, ndikon në mjedisin tonë detar.

Pavarësisht nëse është një udhëtim ditor ose një pushim i gjatë, plazhi është një destinacion shumë i popullarizuar për pushime por mbi te gjitha eshte nje ekosistem qe shume bime dhe kafshë e kan shtepinë e tyre .

Një pjesë e madhe e burimeve bregdetare dhe detare të Shqipërisë besohet se ende nuk janë shfrytëzuar dhe gjithnjë e më shumë po rritet besimi se hapësira detare shqiptare do të luajë një rol qendror në rritjen ekonomike të vendit. Vlerësohet se vetëm rreth 25 për qind e vijës bregdetare në vend është zhvilluar deri tani.

Por, ndërkohë që kjo ide po fiton terren, është me rëndësi të vihet në drejtpeshim ndërveprimi midis interesave të ndryshme ekonomike të palëve të shumta të interesit në këtë zonë, për të siguruar që këto burime të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme pa vënë në rrezik bukurinë natyrore të zonës.

Me rritjen e turizmit bregdetar në Shqipëri, do të rritet edhe mundësia për ta dëmtuar. Është rritur ndërkohë sasia e mbetjeve të objekteve turistike që arrin në ujërat bregdetare, gjithnjë e më shpesh, ndërkohë që mbetjet plastike tashmë përbëjnë më shumë se 90 për qind të mbetjeve të ngurta që gjenden nëpër plazhe.

Vlerësohet se në total Shqipëria rrjedh thuajse.  10,000 ton mbetje plastike në Mesdhe çdo vit.

  Çdo vit, rreth 1.08 milionë ton mbetje prodhohen nga shqiptarët.  Pjesa më e madhe e kësaj shkon në deponi, rreth 18% riciklohet dhe pjesa tjetër digjet.  INSTAT zbuloi se mesatarisht shqiptari krijon 381 kg mbetje çdo vit, sipas këtij raporti, pak më shumë se 3 kg për person përfundojnë në det.

Sasia e plastikës së hedhur në oqeane është duke u rritur dhe problem pritet të bëhet edhe më i rëndë.

Rreth tetë milionë tonë plastikë hidhen në oqeane çdo vit. Kjo sasi është gati e barabartë me peshën e 90 aeroplanëve.

Mbeturinat e hedhura në oqean mblidhen në vende të caktuara dhe formojnë grumbuj. Grumbulli më i madh i mbeturinave ndodhet mes Havait dhe Kalifornias. Aty janë mbledhur rreth 1.8 bilion copa të plastikës. Ato zënë një sipërfaqe sa trefishi i sipërfaqes së Francës.

Më shumë se një milion zogj dhe më shumë se 100 mijë gjallesa detare ngordhin çdo vit për shkak të mbeturinave plastike.

Rreth 80 për qind e ndotjes së mjedisit ujor të planetit tonë vjen nga toka. Këtu përfshihen ujërat e zeza, kamionët, fermat dhe vaji i motorëve të veturave.

Copa të plastikës janë gjetur edhe në thellësi prej 11 kilometrash në oqean. Kjo do të thotë se plastika është duke i ndotur disa nga vendet më të skajshme të planetit tonë.

Për këtë arsye Friend of the Sea ka vendosur kërkesa për të mbrojtur plazhet.  Nëpërmjet ndërgjegjësimit tonë për ndikimet e dëmshme të mbetjeve, si dhe respektimit të florës dhe faunës natyrore të plazhit dhe specieve detare, ne mund të kontribuojmë në menaxhimin e qëndrueshëm të plazheve tona.

Friend of the Sea, nje projekte nga Organizata Boterore e Qendrueshmerise ka zhvilluar mjete menaxhimi të qëndrueshëm të plazhit që minimizojnë shqetësimet e paqëllimshme të plazheve përmes parimeve kryesore të sjelljes.

Kriteret për plazhe të qëndrueshme te vendosura nga Friend of the Sea perfshijne ; ndërgjegjësimin mjedisor,depozitimi i duhur i mbetjeve,te mos kete plastikë të disponueshme,cilësia e ujit dhe  respektimi i ekosistemit natyror.

Nese qytetet bregdetare respektojne keto kritere dhe arrijne te vertetojne angazhimin e tyre për mbrojtjen e plazheve  si pjesë e mjedisit detar.

Friend of the Sea i shperblen ato me nje certifikim “Plazhe te Qendrueshme”.

Nje nder qytetet qe tashme disponon kete certifikim eshte edhe Noto, ne Siçili.

Sipas studimeve te kryera statistikat tregojne se numri i turisteve është rritur ndjeshem kjo si rrjedhoje e respektimit te ketyre standarteve.

Duke dashur te mbrojme plazhin dhe detin,duke shprehur perkushtimin ndaj mjedisit arrijme gjithashtu  te paraqesim nje mundesi te shkelqyer per te informuar njerzit per vleren e plazheve te pastra dhe te qendrueshme.

International media outreach advisor

Nje koment

  1. Pingback: 1husbandry