Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se nga qarku i Elbasanit do të vijë Ndryshimi i domosdoshëm që qytetarët tanë duan dhe meritojnë.
Meta thekson se kandidatët e opozitës do të arrijnë një sukses të jashtëzakonshëm, jo vetëm me Luçiano Boçin në Elbasan, por në çdo Bashki të këtij qarku.
Ai shprehet më tej se këtij ekipi fitues do t’i bashkohet dhe kandidatja për kryetare të Bashkisë së Përrenjasit, znj.Suzana Topi.
POSTIMI I PLOTË
Qarku i Elbasanit është Qarku i parafundit në Shqipëri në renditjen përsa i përket zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve.
Qytetarët vuajnë sot një nivel të madh të varfërisë për shkak të keqqeverisjes së bandës së “Rilindjes”. Ndaj nga Qarku i Elbasanit do të vijë Ndryshimi i domosdoshëm që qytetarët tanë duan dhe meritojnë.
Kandidatët e opozitës do të arrijnë një sukses të jashtëzakonshëm, jo vetëm me Luçiano Boçin në Elbasan, por në çdo Bashki të këtij Qarku.
Kënaqësi që këtij ekipi fitues do t’i bashkohet dhe kandidatja për kryetare të Bashkisë së Përrenjasit, znj.Suzana Topi.
Zonja Topi është një qytetare model, me kontribute të spikatura politike dhe profesionale. Vendosmëria e saj për t’ia rikthyer Bashkinë e Përrenjasit qytetarëve dhe për t’iu shërbyer atyre me përkushtim, është garancia për fitoren e padiskutueshme të saj në zgjedhjet e 14 Majit.
Fitorja e kandidatëve të opozitës mbi të gjitha është fitore e qytetarëve. ✌️??
#NdryshimMeCdoCmim