Kryeministri Rama së bashku me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ditën e sotme inspektuan Spitalin Inspektiv në QSUT, ku po investohet për rehabilitimin dhe zgjerimin e tij.
Kryeministri Rama i rikujtoi dhe njëherë stafit mjekësor se prej 1 korrikut do të rritet rroga.
“Rëndësi ka që projektet i kemi të mbyllura. I gjithë sistemi i sigurisë do të jetë i garantuar dhe besoj se nuk do të ketë më gjera të reja për të bërë veç mirëmbajtjes dhe rritjes së kapaciteteve.
Ne tani do të rrisim edhe rrogat. Në 1 korrik fillon, duam ta rrisim deri në 40 % dhe besoj do ta bëjmë, e kemi të planifikuar.
Çdo vit duam ta rrisim. Edhe rrogat të shkojnë paralelisht, me rritjen e investimeve”, tha Rama.
“Po bëjmë atë që kemi premtuar një spital modern”, tha Manastirliu, duke shtuar se ky është tashmë një zotim i mbajtur.