Nëse nuk doni të merrni gjoba, këto janë rregullat e reja që duhet të ndiqni nga sot

Kryeministri i vendit ka deklaruar rregullat e reja që duhen ndjekut në “Luftën” Me Koronavirusin e ri, Covid-19. Nga shkollat, patentat, pasaportat autoshkollat etj, këto janë ndryshimet e reja:  Më 18 maj do të hapen pjesërisht edhe shkollat, ndërsa pak javë më vonë universitetet. Për të dyja, qeveria ka hartuar një udhëzues anti-Covid, i cili ngarkon një person përgjegjës, që mund të jetë mësues a pedagog, të kontrollojë, përveç dijeve, edhe pajisjen me maska. Gjithashtu, që në hyrje të shkollës, çdo nxënësi e studenti duhet t’i matet temperatura dhe sprucohet me dezinfektant për duart. Edhe qëndrimi brenda këtyre mjediseve do të monitorohet rreptë, si në provim. Askush nuk lejohet të hyjë e të dalë pa orar, ndërsa komunikimi i nxënësit me drejtuesit, stafin mësimor, mundësisht preferohet të jetë virtual. Ata që nuk iu binden rregullave, përjashtohen nga mësimi. Në rregullore futen në lojë edhe oficerët e sigurisë, të cilët duhet të garantojnë zbatimin e masave të mësipërme.

AUTOSHKOLLAT

Nga dje, autoshkollat lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Hapja e tyre është parashikuar graduale. Fillimisht me regjistrimin dhe mësimin teorik, që praktikisht ka nisur nga data 11 maj, ndërsa një javë më vonë mund të lejohen praktikat në rrugë kundrejt disa masave që i lajmëroi Kryeministri përmes “Facebook”. “Nga 11 maji nisin regjistrimet e reja dhe rihapet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj. Prioritet masat, distanca mbi 1.5 metër dhe higjiena në teori, sikurse seancat online. Nga 18 maji nis instruksioni në rrugë, mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë nukël familjar. Me maska, doreza, matje e dezinfektime”.

PASAPORTAT ONLINE

Nga kjo javë, për të siguruar një mjet identifikimi, nuk është e nevojshme të endesh nëpër zyra. E gjithë procedura paraprake, nga aplikimi dhe verifikimi i të dhënave bëhet online. Qeveria ka lehtësuar procesin e përgjysmuar kohën duke hequr një sportel, atë në komisariat. E vetmja lëvizje që duhet të bëjë aplikuesi është pasi merr njoftimin nga Policia, të paraqitet në orën që ia caktojnë për dhënien e gjurmës së gishtave. Procedurën në fjalë e ka shpjeguar Rama përmes një statusi të posaçëm me tri hallka.

“Aplikim online në e-albania. Pasi merr aplikimin, Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar. Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë anti-COVID19”. E gjitha kjo bëhet me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe grumbullimin e shumë personave brenda një hapësire të vogël.

PËR PATENTAT

Aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për leje drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë hapet me dy faza: 11 dhe 18 maj

Nga 11 maji nisin regjistrimet e reja dhe rihapet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj Prioritet masave, distancave mbi 1.5 metër dhe higjienës në teori, sikurse seancave online Nga 18 maji nis instruksioni në rrugë, mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë nukël familjar. Me maska, doreza, matje e dezinfektime Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe task-forca e transportit rrugor monitorojnë hap pas hapi zbatimin e protokolleve të posaçme të sektorit të kualifikimeve për leje drejtimi.