Nuk ka si gjyshet, ato falin dashuri pafund në çdo fjalë e përkëdhelje ashtu si edhe në gatimet e tyre shijeplota. Supa më e ngrohtë e dimrit, trahananë nuk e keni gatuar asnjëherë kështu. Dhe nuk ka asnjë dyshim, që në ka një shije që ndjell dëshirën për t’u ulur menjëherë drejt tryezës ato janë pikërisht gatimet e gjysheve. Gatime me aromë të mrekullueshme e shije mahnitëse që shijojnë pamasë si të kripura ashtu edhe të ëmbla.
Përgatitja e Supës së Gjyshes në Shtëpi: Përbërësit: Një pulë e vogël ose zog fshati
Një e verdhë vezë, 100 ml kos (në vend të kosit mund të përdorni edhe qumësht), 2 lugë gjelle miell
Dy lugë vaj ulliri vaj ulliri, Një lugë gjalpë, Kripë, Piper, Majdanoz, Lëngu i kokërr limoni
Përgatitja: Pastrojeni pulën mirë dhe lajeni me ujë të rrjedhshëm.
Më pas kriposeni dhe vendoseni në një tenxhere që të zjejë. Ndërsa mishi i pulës është duke zjerë, në një tigan hidhni një lugë vaj ulliri dhe pak gjalpë.
Shtoni miellin , lëreni të skuqet duke e përzjerë. Më pas hiqeni nga zjarri dhe hollojeni me pak nga lëngu i pulës (3-4 lugë). Lëreni mënjanë dhe në një enë hidhni aty kosin dhe përzjeini bashkë derisa të njëtrajtësohen. Pasi pula të ketë zjerë, marrim lëngun dhe e hedhim në një tenxhere të thellë. Shtojmë aty miellin me kosin, duke e përzierë vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza.
E vendosim tenxheren në zjarr të ngadaltë dhe e lëmë të zjejë për pak minuta duke vijuar ndërkohë ta përzjejmë. Më pas pulën e zjerë, e presim në copa dhe për më shumë shije mund ta skuqim me pak gjalpë para se ta shtojmë në tenxhere. Në fund, supës i hedhim të verdhën e vezës të rrahur melëng limoni, e përzjejmë, shtojmë dhe pak piper e majdanoz të freskët të grirë hollë.