“Nënë me tre fëmijë”/ Kush është pasagjerja që humbi jetën pas hedhjes nga autobusi në Elbasan

Kjo është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe nënë e tre fëmijëve u nda  nga jeta pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ngjarja u regjistrua mbrëmë në fshatin Tregan të Elbasanit.  Policia e Elbasanit sqaroi se  ka ndërruar jetë 47-vjeçarja M. K., e cila është rrëzuar nga mjeti, pasi shoferi ka kryer manovra të ŗrezikshme. Për pasojë, blutë e Elbasanit kanë aŗrestuar shoferin e autobusit, 49-vjeçarin D. P.

Njoftimi i policisë Elbasan:

“Aŗrestohet shtetasi D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të ŗrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë./Shqip