Thursday , May 8 2025

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Elbasan materialet zgjedhore!

Pas qarkut të Korçës dhe Beratit, materialet zgjedhore kanë mbërritur sot edhe në Elbasan.

Gazetari Fatmir Popja raporton se materialet zgjedhore po shpërndahen nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë në dy nga katër KZAZ të bashkisë Elbasan.

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, forca të policisë së DVP-së Elbasan do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre, deri në momentin e shpërndarjes në të gjitha qendrat e votimit të qarkut Elbasan.