Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” zhvillohet workshop-i “Format e kredidhënies” në bashkëpunim me Raiffeisen BANK

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Bordi Këshillimor i Biznesit, ka organizuar një workshopin me temë “Format e kredidhënies”, në kuadër të marrëveshjes që ka me një bankë të nivelit të dytë, ku në fokus ishin,njohja e studentëve me funksionet, detyrat dhe praktikat e sistemit bankar. Z.Armand Xhavo, ekspert i kredidhënies dhe njohës i mirë i sistemit bankar, prezantoi për studentët te gjitha mundësite që ofron banka në mbështetjen akademike dhe profesionale të tyre.

Bordi Këshillimor i biznesit dhe Zyra e Këshillimit të Karrierës dpo shërbejnë prej vitesh kanë shërbyer si nxitësit kryesorë në krijimin e mundësive për zhvillimin akademik dhe profesional, përmes marrëveshjeve të ndryshme me institucionet publike dhe private.