Mbrëmjen e djeshme e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ moderatorja Sonila Meço foli rreth problemeve në martesë dhe eksperiencës së saj 21-vjeçare.
Ajo tha se në fillimet e lidhjes së tyre, e mendonte bashkëshortin si zgjidhjen më të mirë të çdo gjëje pasi e ndihmonte edhe profesionalisht duke qenë se kishin të njëjtën punë.
Më vonë kjo gjë ndryshoi dhe moderatorja tregoi se e kushti i vetëm që do e mbante të fortë lidhjen me bashkëshortin ishte vetëmjaftueshmëria.
Si ja ke bërë 21 vite? Ke pasur moment zhgënjimi?
Sonila Meço: Unë kam mjaftueshëm vite e lidhur me bashkëshortin dhe ka pasur disa ngjarje të rëndësishme që nuk i kanë lënë kohë martesës. Në fillim kam menduar që Drini ishte zgjidhja më e mirë për mua sepse ishte mbështetja ime më e madhe ishte i qetë. Më mbronte edhe profesionalisht. Kaloi pak kohë dhe kuptova që nuk mund të punoj në të njëjtin vend me të dhe u mësova me idenë që nuk e kam më në punë por mund ta pyes për gjithçka. Kuptova që vetëmjaftueshmëria ime është kushti i vetëm që do të mbante të fortë lidhjen me Drinin. Ndoshta edhe Drini më ka parë me këtë sy. Është tjetër gjë dashuria është tjetër gjë martesa.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.