Kryqi i Kuq Shqiptar dega Elbasan në bashkëpunim me klinikën private ProLife organizuan sot një dhurim gjaku për fëmijët talasemikë. Në këtë dhurim gjaku morën pjesë deputeti i Partisë Socialiste z.Florenc Spaho, si edhe qytetarë të ndryshëm, të cilët u ofruan për ndihmë fëmijëve talasemikë. Ened Llapushi, Drejtor i Kryqit te Kuq Dega Elbasan, falenderoi deputetin Spaho për organizimin e këtij dhurimi gjaku dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen kësaj nisme.
Në fjalën e tij deputeti i PS, Z.Florenc Spaho, falenderoi të gjithë dhuruesit që morën pjesë. Është e disata herë që Kryqi i Kuq dhe klinikat private bëhen bashkë për të dhuruar gjak për të gjithë nevojtarët.