Në moshë të re; Humb betejën me Covid-19 efektivi i policisë në Elbasan (Emri)

Humb jetën nga koronavirus një efektiv i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasani. Burime zyrtare konfirmuan se Inspektor Banush Ferhati, 57 vjeç mëngjesin e kësaj të diele ndërroi jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte shtruar në mesjavë. Ferhati ishte baba i tre fêmijëve dhe kishte 23 vite punë në polici.

Ndërkohë një ditë më parë ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit edhe një mjek tjetër. Bëhet fjalë për mjekun Ferdinand Shkrepa 68 vjeç nga Elbasani, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë. 68 vjeçari kishte një javë që ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, por që nuk ka mundur që të fitojë këtë betejë./shqiptarja