Nga Fatmir Popja
-Mengjesin e kësaj të Diele në Kishën e Shën Kollit në Lagjen e Shënkollit në qytetin e Elbasanit pas liturgjisë hyjnore u mbajt mesha e përshpirtjes për ish Kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos i ndarë dje nga jeta.Besimtarët ortodoksë të Elbasanit mes lotëve ndezën qirinj dhe u lutën për shpirtin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos .Mitropoliti i Elbasanit ,Shpatit e Librazhdit ,At Andoni u shpreh se Kryepeshkopi Anastas do të mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve ortodoks për të gjithë atë çfarë ai bëri për Kishën Ortodokse Shqiptare.Jeta dhe vepra e tij është e paharrueshme për të gjithë besimtarët ortodoks të Elbasanit , Shpatit,Librazhdit , gjithë Shqipërisë dhe mbarë botës.
Kisha e Shën Kollit në lagjen Shënkoll në qytetin e Elbasanit është një ndër objektet më të rëndësishme fetare dhe kulturore të kësaj zone. Ajo është ndërtuar në vitin 1996 dhe është një simbol i ringjalljes së besimit dhe i traditës ortodokse pas përmbysjes së komunizmit pasi më herët kishat dhe objektet fetare ishin të mbyllura dhe të ndaluara.Fondet për ndërtimin e kësaj kishe u mundësuan nga Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ,Anastas Janullatos, i cili gjatë gjithë kohës ka luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e jetës fetare dhe restaurimin e kishave në Shqipëri pas vitit 1990. Kisha e Shën Kollit në Elbasan është ndërtuar për lavdi të Perëndisë dhe si një vend adhurimi për besimtarët ortodoksë në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth.Kjo kishë ka një arkitekturë tradicionale dhe është e njohur për bukurinë e saj dhe për rolin që luan në jetën shpirtërore të komunitetit ortodoks . Ajo është gjithashtu një pikë vizite për ata që interesohen për historinë dhe kulturën fetare të Shqipërisë.