‘Në këtë luftë asgjë nuk vlen më shumë se jeta’, mesazhi i fortë i Taulant Ballës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, e ka nisur ditën duke dhënë një mesazh të fortë me anë të një postimi në Facebook.

Balla thotë se jeta është ajo që vlen më shumë në këtë kohë të vështirë, prandaj ruajtja e saj është qëllimi kryesor.

“Mirëmëngjes, në këtë luftë asgjë nuk vlen më shumë se jeta dhe mbrojtja e jetës është qëllimi, ne jemi mjeti për realizimin e këtij qëllimi njerëzor, qytetar, kombëtar”, shkruan Balla.

Ky mesazh vjen në një situatë të vështirë që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota, të krijuar nga koronavirusi.

Foto e publikuar nga Taulant Balla: