Elbasani është duke vuajtur ashtu si edhe vitet e fundit, ndonëse skuadra ka pasur një ecuri ndryshe dhe aktualisht ka marrë rezultate pozitive, jo vetëm në fushën e vet, por edhe në ndeshjet në transfertë.
Por, nga ajo që duhet theksuar është fakti se kriza financiare ka prekur sërish verdheblutë, e madje nga disa bëhet e ditur, lojtarët nuk kanë marrë ende asnjë rrogë, por premio të vogla nga klubi.
Kjo mund të përkthehet edhe me largime gjatë merkatos, pasi në radhët e verdhebluve ka lojtarë që kanë eksperiencë në Kategorinë e Parë dhe në Superiore dhe nuk është çudi që të largohen.
Vipsport.al/