Në qarkun e Elbasanit edhe sot nuk ka asnjë rast të dyshuar si të prekur nga COVID-19.
Ndërkohë vijon të thyhet urdhri i vetëkarantinimit pasi shumë qytetarë janë duke lëvizur dhe shumë prej tyre pa maska apo doreza mbrojtëse.
Pavarësisht se edhe policia bashkiake vijon ndalimin dhe këshillimin e tyre.
Bashkitë në Belsh, Cërrik, Gramsh, Peqin, Librazhd, Përrenjas e Elbasanit vijojnë dezinfektimin e ambienteve publike si dhe larjen e rrugëve me ujë dhe klor.
Në të gjitha bashkitë e qarkut janë të vendosur pikat e kontrollit të cilat verifikojnë automjetet që qarkullojnë.
Për shtresat në nevojë bashkia e Elbasanit është duke shpërndarë pako ushqimore.
/Ora News.tv/