Alketa Vejsiu ka zgjedhur që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së mediave, pavarësisht viteve të shumta që numëron në ekran. Vështirë të gjesh fotot të prezantueses me bashkëshortin e saj biznesmen apo dy fëmijët e saj, dhe të vetmet grimca që mund të kemi nga familja e saj janë dedikimet e rralla që ajo mund të ketë bërë në pubik.
Më i fundit i dedikohet njeriut të saj të zemrës, bashkëshortit dhe babait të fëmijëve që ka zgjedhur ta falenderojë publikisht për mbështetjen dhe shtysën që i ka dhënë për të realizuar ëndrrë e saj, atë të prezantimit të Sanremos.
“Ne keto 3 vite kam trokitur ne shume dyer ne Itali, nuk ka qene e thjeshte! Kam pasur nxitjen e njeriut qe dashuroj i cili me ka mesuar se kur e do nje grua duhet ta mbeshtesesh! “Mos U Dorezo, ti do t’ja dalesh”… Dashuria, forca dhe frymezimi im
Do t’ju flas gjate njehere tjeter per kete. Dashuria Fiton Gjithmone! ”, shkruan prezantuesja në Facebook.
Alketa dhe bashkëshorti i saj Ardi Nelo janë prej vitesh të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve: vajzës Nicol dhe djalit Lionel.