Ndodh në liqenin e Banjës/ Fundoset impianti gjigant lundrues i kompanisë fotovoltaike Statkraft

Kompania norvegjeze e teknologjisë diellore që operon në Shqipëri, Ocean Sun është duke punuar për të rikuperuar një panel lundrues të energjisë diellore që u fundos rreth një muaj më parë. Statkraft dhe Ocean Sun thanë se një nga katër impiantet lundruese që mbulojnë 4,000 metra katrorë dhe me gati 1600 panele diellore u fundos në rezervuarin e Banjës.

Incidenti ndodhi në 9 qershor ku unaza lundruese me membranë e impiantit u dëmtua rëndë dhe u zhyt pjesërisht në ujë.

“Shpëtimi i aseteve duke përfshirë panelet diellore është në vazhdim. Kompania po punon ngushtë me Statkraft për të përcaktuar arsyet dhe pasojat e incidentit,” tha Ocean Sun./newsbomb.al