Një i ri në Elbasan është arŕestuar për thyrjen e masës së sigurisë së aŕrestit në shtëpi. Jo vetëm kaq, por 19-vjeçari dyshohet edhe si autor i dy vjedhjeve. “Është aŕrestuar O. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i kishte vendosur masën e sigurisë “Aŕrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e aŕmëve të ftohta” njofton policia.
Aŕrestimi i tij erdhi pasi shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 19-vjeçari nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës dhe pasi kanë ushtruar kontroll për zbatimin e masës së sigurisë, nuk e kanë gjetur në banesë.
Pas kontrolleve të shumta Policia ka gjetur dhe aŕrestuar shtetasin O. Sh., i cili ishte në lëvizje.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve, konkretisht:
– Më datë 27.06.2020 në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit K. M., ku ka marrë mallra të ndryshme me vlerë 20.000 lekë.
-Më datë 17.06.2020, në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në magazinën në pronësi të shtetasit P. D.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
/DRONI.al/