Ndodh edhe keshtu/ Qytetarët e Elbasanit në radhë për pasaportat…pa maska dhe ‘ngjeshur’ me njëri-tjetrin

Një nga rekomandimet bazë të OBSH, si masë mbrojtje është edhe shmangia e vendgrumbullimeve me shumë njerëz. Megjithatë, një gjë e tillë duket paska e pamundur. Së pari sepse ekziston edhe mungesa e vetë-ndërgjegjësimit nga qytetarët, siç ishte rasti i Vlorës, por edhe sepse ka shërbime që nuk mund të merren online dhe prania e qytetarit është e domosdoshme.

Një prej tyre është edhe marrja e pasaportave. Në Elbasan dhe në Sarandë, dhjetëra qytetarë u janë drejtuar zyrave të gjendjes civile për të marrë mjetet e tyre të identifikimit. Ajo që vihet re dukshëm është se asnjë nga qytetarët nuk kanë vendosur maskë, nuk respektojnë distancën prej minimumi 1 metër, por nuk ka as edhe një punonjës të kësaj zyre që t’i orientojë ato. /shqiptarja