Sunday , December 4 2022

Ndërtime pa leje/ Prokuroria e Elbasanit kërkon arrestimin e tre punonjësve të Urbanistikës

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, pas një hetimi të kryer së fundi ka kërkuar arrestimin e tre punonjësve të zyrës së Urbanistikës në këtë Bashkinë e Elbasanit.

BalkanWeb mëson se masa e arrestit është kërkuar edhe për një biznesmen dhe një qytetar të cilët nga hetimi rezultoi se kishin ndërtuar pa leje përkatëse një objekt në territorin e kësaj bashkie.

Nga ana e saj gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre specialistët e zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Elbasanit si dhe masën  e sigurisë  “arrest në shtëpi” për shtetasin I.Poka, pasi akuzohet për “ndërtim pa leje”. Gjithashtu masa “arrest në shtëpi” është dhënë edhe për biznesmenin Y. S. po nga Elbasani. Tre punonjësit e zyrës së Urbanistikes në bashkinë e Elbasanit ishin në hetim nga prokuroria pasi akuzoheshin për shkelje të ligjit në një ndërtim pa leje.

Ndërkohë gjatë muajve të fundit, ndërtimet pa leje në bashkinē e Elbasanit kanë çuar në pranga më shumē se dhjetë punonjës të kësaj bashkie.

(BalkanWeb)

Advertisement

Nje koment

  1. Pingback: 1convulsive