Ndërron jetë nga koronavirusi inxhinieri elbasanas Edmond Tafa. Mjekohej në Turqi

Ka ndërruar jetë inxhinieri i njohur i Elbasanit Edmond Tafa. I prekur nga Covid, i ndjeri kishte disa dite i shtruar në një spital të Turqisë për asistencë të specializuar. Rrjetet sociale kanë qenë të mbushur me postime ngushëlluese për Mondin. Nder te tjeret, miku i tij Artur Guni poston:

E pabesueshme largimi yt , kaq i shpejtë nga kjo jetë !

Edmond Tafa , ky njeri qe gjithë kohën perhapte energji pozitive ndaj atyre qe e rrethonin , nuk do te jete me midis nesh !

Ne humbëm nje shok , nje mik , nje qytetar të denje të Elbasanit !

Kjo eshte fotoja e fundit, para se te semurej nga Covid , e NE shoqëria, nuk mund ta besonim se kjo semundje mund të të mposhte ty Mondi, e kjo do të ishte hera e fundit , që do të shihnim !

Ngushellime familjes dhe gjithë të afërmëve ?

R.I.P. MOND TAFA