Emiri i Kuvajtit Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah ka ndërruar jetë sot në moshën 86-vjeçare, transmeton Anadolu.
Sheikh Mohammad Abdullah Al-Mubarak Al-Sabah, ministri i Çështjeve të Oborrit Mbretëror (Emiri Diwan), tha se Al-Sabah, 86 vjeç, u pranua në spital këtë mëngjes për shkak të problemeve shëndetësore urgjente për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe mori trajtimin e nevojshëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KUNA.
Sipas KUNA-s, emiri u shtrua në spital muajin e kaluar për një “çështje shëndetësore urgjente” dhe gjendja e tij u deklarua të jetë e qëndrueshme në atë kohë.
Deputeti i Elbasanit, z. Florenc Spaho ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të grupit të miqësisë Shqipëri🇦🇱-Kuvajt🇰🇼, drejtuar Ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri, Shkëlqesisë së tij Dr. Fejsal Almusejlim dhe familjes mbretërore🇰🇼. Një humbje e thellë për popullin e Kuvajtit. U prehtë në paqe Emiri i nderuar.