Ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare, Llatja mesazh ngushëllimi për Xhevat Koburen

Ditën e sotme ndërroi jetë bukëpjekësi më i njohur në Elbasan, Xhevat Koburja. Lajmin e trishtë e bëri të ditur djali i tij. Në ditë festash qytetarët në Elbasan mbajnë radhë për të pjekur bakllavanë dhe bollokumet tek furra e Xhevatit, pasi asnjë furrë tjetër nuk i pjek aq mirë sa ai.

Lidhur me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të 85 vjeçarit ka reaguar edhe kryetari I bashkisë  z. Llatja:

Xhevat Koburja do të mbahet mend si një ndër zanatçinjtë më të vjetër të Elbasanit që i kushtoi më shumë se 70 vite profesionit të tij të furrxhiut. Bukët, tavat dhe ballokumet e tij kanë marrë famë përtej kufijve tanë. Sot Elbasani humbi një profesionist unik në llojin e tij, familja humbi njeriun e përkushtuar dhe miqtë qytetarin model.

Ngushëllime familjes Koburja për humbjen e njeriut të tyre të dashur!- shkruan Llatja.