“Ndero veten dhe gjithë Shqiptarinë”, Stefi Prifti jep lajmin e mirë për të bijën

Sopranoja Maria Prifti do të zhvillojë koncertin e parë në Zvicër, në teatrin e kryeqytetit, në Bern. Lajmi është bërë me dije nga babai i saj, këngëtari Stefi Prifti, i cili i uron suksese pafund së bijës.

“Ndero veten, mua.. familjen tonë dhe gjithë shqiptarinë”, shkruan Stefi Prifti në postimin në Facebook.

 “Me ne fund..! Nje lajm i shkelqyer per mua Vajza ime e talentuar, soprano Maria Prifti do te kete koncertin e saj te pare ne Zvicer Ne teatrin e madh te kryeqytetit te ketij vendi, Bern. Suksese cupka e babit.Ndero veten, mua.. familjen tone dhe gjithe shqiptarine. Nese ka shqiptare te interesuar per muziken operistike qe jetojne ne Bern mund te shkojne dhe te shijojne nje mbremje ndryshe, dt 14. 6. 2021”, shkruan Stefi Prifti”.