Foto Arkiva

Ndërhynë pët të shuar konfliktin, lëndohen efektivët e Shqiponjave në Elbasan

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Për të shuar sherrin ndërhynë menjëherë uniformat blu, por duket se kjo gjë e ka agravuar situatën. Autorët u kanë thyer xhamat e makinës efektivëve të njësisë “Shqiponja”, duke u shkaktuar lëndime të lehta edhe punonjësve  të policisë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën edhe forca të shtuara të policisë, duke bërë të mundur edhe shoqërimin e të dyshuarve në komisariat për veprime të mëtejshme dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.