Ndejti shumë pak brenda Big Brother! Një nga ish-konkurrentët do të rikthehet sërish në ‘BBV’?

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Besiana Mehmeti e njohur si Big Mama, u bë pjesë për pak kohë në formatin “Big Brother VIP”.

Papritmas ndodhi një debat shumë i rëndë midis Big Mamës dhe Antonelës. Debati u pasua me ofendime dhe fyerje të shumta.

Pasi Big Mamës iu kërkua të qetësohej, ajo vendosi të largohej përfundimisht nga gara. E rikthyer në studio, këngëtarja nga Maqedonia ka folur për të gjithë situatën e rëndë.

Ajo e ka startuar fjalën e saj duke i kërkuar falje produksionit, dhe veçanërisht familjes së Antonelës. Po mesa duket këngëtaren e ka marr malli ta vazhdojë rrugëtimin e saj.

Në një video në InstaStory ajo ka pyetur ndjekësit: A të futem prap? Si thoni? Ende nuk dihet nëse është thjesht një nostalgji e Big Mamës, apo produksioni do na surprizojë sërish me futjen e saj.

Big Mama pati një marrëdhënie shumë të mirë brenda shtëpisë me të gjithë banorët, me përjashtim të Antonelës, me të cilën pati fërkiëm shpeshherë, derisa ndodhi ajo që pamë të gjithë në studio.