Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka humbur të atin një natë më parë. Lajmin e ka bërë publik vetë gazetarja në llogarinë e saj duke postuar edhe një foto nga fëmijëria, me gjyshen dhe të atin:
“Babai im, iku sonte te nëna e tij. Pushofsh i qetë ba”, – shkruan Xhunga në foton me dy njerëzit e dashur.
Për lidhjen e ngushtë me prindërit, Rudina ka folur edhe publikisht. Nga marrëdhënia e tyre me njëri-tjetrin apo edhe me të ajo ka mësuar shumë, sidomos pasi u bë vetë nënë.
Tani që gjyshi i Alanës nuk është më, dhimbja dhe boshllëku për familjen e Rudinës bëhen edhe më të mëdha.
Ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të vështirë!