Na ka bërë gjithmonë krenar/ Pianisti i talentuar i shkollës “Onufri”, Orenc Graca prezanton Koncertin Diplome

Pianisti i talentuar i shkollës “Onufri”, Orenc Graca prezantoi me nivel të lartë artistik Koncertin  Diplome, duke ruajtur kështu traditën e mirë artistike që ka shkolla në degën e Pianos.

Orenc Graca ka përfaqësuar Shkollën Artistike “Onufri” në më shumë se 30 Konkurse e Kompeticione Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ku është vlerësuar gjithmonë me çmime absolute dhe çmime të para.

Në këtë Koncert – Diplomë, ishin të ftuar dhe përfaqësues të shquar të Shkollës Pianistike Shqiptare si: Margarita Kristidhi, Johan Botka, Merita Rexha Tershana, Nadjezhda Jole.

Një falenderim i veçantë i shkon mësueses Violeta Sulkuqi Kapxhiu (Udhëheqëse e Koncertit Diplome), për punën e palodhur dhe me përkushtim ne formimin artistik te Orencit si dhe të shumë brezave të tjerë të pianistëve.

I urojmë Orencit: Rrugëtim të mbarë e suksese në studimet e larta dhe jetën e tij  koncertore!