Deputeti i Elbasanit, Taulant Balla ka njoftuar me ane te nje postimi ne facebook bashkëpunimin e Kompanisë shqiptare Rozafa me Korporatën japoneze Kiyomura.
Postimi i Ballës:
Diplomacia në tërësi, por edhe kjo parlamentare, duhet të ketë objektiv parësor tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e eksporteve të prodhimeve “made in Albania”. Çdo kontakt dhe çdo vizitë duhet të synojë rritjen dhe diversifikimin e bashkëpunimit ekonomik.
Bashkëpunimi ekonomik me Japoninë, në funksion të rritjes së volumit të shkëmbimeve tregëtare mes dy vendeve, do ta shtojë portofolin edhe me prodhimet shqiptare të detit drejt Japonisë. Me mbështetjen e kolegut Minoru Kiuchi në Parlamentin Japonez, njëkohësisht Ministër Shteti, dhe falë angazhimit të Ministrisë së Jashtme japoneze, arritëm të bëjmë bashkë dy kompani të mëdha: Korporatën japoneze Kiyomura dhe Kompaninë shqiptare Rozafa. Dy presidentët e dy kompanive zoti Kiyoshi Kimura* dhe zoti Gjergj Luca ranë dakord të fillojnë bashkëpunimin me qëllim eksportin e prodhimeve shqiptare të Rozafës drejt tregut japonez.