FOTO ARKIVA

Motorri përplaset me biçikletën në aksin rrugor Elbasan-Metalugji

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, raporton elbasaniplus. Sipas njoftimit të policisë mësohet së një motor ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë.

Më datë 08.12.2021, rreth orës 06: 20., në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, motomjeti me drejtues shtetasin T.Sh., 36 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. P., 59 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit  dhe ndodhen në spital Elbsan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.