Në qarkun e Elbasanit vijojnë reshjet e shiut.
Aktualisht, situata në të gjithë qarkun paraqitet pa probleme. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjitha të hapura.
Një sasi të vogël inertesh ka pasur në aksin rrugor Elbasan-Gjinar dhe Gramsh-Moglicë, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.
Në nivel jo shumë të lartë janë prurjet në përrenjtë e qarkut, lumi Shkumbin dhe Devoll. Ndërkohë, furnizimi me energji elektrike është i plotë.