Janë raportuar probleme të përkohshme në furnizimin me energji elektrike në disa zona, si pasojë e dëmtimeve në rrjetin shpërndarës.
Sipas informacioneve të dhëna nga Rajoni Elbasan, Fidri 2 i Nënstacionit “Përparim” është pjesërisht jashtë funksionit, duke lënë pa energji 164 abonentë në zonat Garunje dhe Cacabeze.
Po ashtu, Fidri 2 i Nënstacionit Prrenjas ka pësuar dëmtime në shtyllat e tensionit të mesëm, pas përplasjes së një automjeti, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për 390 abonentë në zonën e Radokalit.
Në total, 514 abonentë në Qarkun Elbasan janë aktualisht pa energji elektrike. Grupet e punës janë angazhuar në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmtimeve, ndërsa autoritetet sigurojnë se rikthimi i furnizimit me energji elektrike do të bëhet në kohë të shkurtër.
Situata është duke u monitoruar në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse dhe po koordinohet me shtabin e emergjencave për të siguruar një normalizim të shpejtë të shërbimit dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.