Moti i keq/ Aksi Elbasan-Librazhd bllokohet për 3 orë, përmbytjet rrezikojnë jetët e banorëve

Gazeta Shqiptare ju sjell pamje nga aksi rrugor Elbasan-Librazhd, i cili ka qenë i bllokuar prej afro 3 orësh. Në video shihen qartë automojete të ndaluara, pasi e kishin të pamundur ecjen e tyre

Nga ana tjetër, përmbytjet kanë rrezikuar jetën e banorëve, të cilët jetojnë pranë perroit të Muzhaqeve. Deri më tani, fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Më herët, segmenti Elbasan-Librazhd është bllokuar nga të dyja anët nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Duke marrë parasysh këtë situatë, policia u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në drejtimin e mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Për shkak të reshjeve të dëndura të shiut, të cilat kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Aktualisht aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore..