Këngëtarja e njohur Semi Jaupaj ka publikuar sot këngën e saj më të re, të titulluar “Mos u kthe”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, por të gjithë e kanë lidhur me historinë e Borës dhe Donaldit.
Kjo sepse Semi është shoqja e ngushtë e Borës dhe fjalët janë fiks për fundin e historisë së tyre. “Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka, si nuk të erdhi pak gjynah?! Gojën mbyllur do e mbaj, emrin tënd nuk do ta përmend, s’do të godas aty ku të dhemb”, këndon Semi.
Kujtojmë se në sy të të gjithë publikut, Donaldi u lidh me Beatrixën, në një kohë kur historia me Borën ende nuk ishte mbyllur.
Më tej Semi vazhdon: “Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret, mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë. Mos u kthe se jam t’u u mundu m’i harru krejt kujtimet që m’i le”.
Më poshtë mund të lexoni disa komente që e lidhin me Borën-Donaldin:
“Këngën e paska bërë Bora, por për të kënduar e këndon Semi”, “E di që ia dedikon Donaldit”, “Wtf, fjalët e Borës për Donaldin”, “Këtë këngën e ke bërë për Borën me Donaldin”, “Kjo këngë të rrënqeth duke menduar faktin që Bora më shumë se cdo kush e ndjen këtë këngë. Bravo Semi, super dedikim për Donaldin që nuk diti cfarë bëri”, “Rrënqethëse, bravo Semi! Historia Bora-Donald”, “Këndon Semi me fjalët e Borës”, “Bravo Semi, ajo që ndodhi në realitet e hedhur në vargje! Na rrënqethe mishin”.