Gjinari, një fshat i përcaktuar si një nga zonat turistike më të bukura të Elbasanit, 25 km larg qytetit, është shndërruar në një destinacion turistik, ku elbasanasit, turistë vendas nga Tirana, Durrësi dhe mjaft turistë të huaj gjejnë prehjen, duke u larguar nga ndotja, stresi dhe aktiviteti i zhurmshëm i një qyteti.
Bashkia e Elbasanit ka organizuar ativitetin e radhës në Gjinar duke rikthyer traditën e festës tradicionale të Shpatit “Miqtë e Malit”.
“Rikthehet tradita për festën tradicionale të Shpatit për të promovuar një prej perlave turistike të Bashkisë së Elbasanit.
Këndi i lojërave olimpike, panairi i artizanëve dhe prodhimeve agro-ushqimore , kamping dhe muzikë e mirë live.
#MiqteeMalit #GjinarFest- shkruan kryetari i bashkisë, Llatja.